Edukim

Kuzhinierët e ardhshëm në kurset e ofruara nga shoqata përfitojnë njohuritë dhe aftësitë thelbësore rreth botës së kuzhinës. Kurset organizohen të kombinuara midis teorisë dhe praktikës duke u dhënë mundësinë kursantëve të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike.

Në pjesën teorike kuzhinierët e ardhshëm mësojnë si të përgatisin një pjatë ushqimi sipas një recete të caktuar, gjithcka rreth produkteve ushqimore për mënyrën si dhe ku ruhen, si gatuhen si dhe për vlerat ushqimore që përmbajnë.  Kursantët krahas mësimit të servirjes së ushqimit në mënyra të ndyshme mësojnë të kontrollojnë porositë, të hartojnë menu duke marrë në konsideratë dhe aspektin ekonomik, administrimin e produkteve sipas datave të skadencës, si të sjellin recetat tradicionale në një prezantim më bashkëkohor, si të jenë mikëpritës të mirë etj. Rregulloret e sigurisë për të punuar në kuzhinë janë gjithashtu pjesë e kurrikulës tonë.

Pjesa praktike e kursit zhvillohet në kuzhinën e akademisë, e pajisur me paisje profesionale kuzhine, ku kursantët nën mbikqyrjen dhe udhëzimin e profesorit të praktikës në bazë të njohurive teorike të përfituara përgatisin receta të ndryshme.  Një rëndësi e vecantë i kushtohet dhe estetikës pasi një pjatë e gatuar duhet të jetë e këndshme jo vetëm në shije, por e shërbyer bukur dhe me elegancë.

Kushtet e vështira në punë, gama e vogël e produkteve, pagesat e pakënaqshme dikur e bënin këtë profesion jo fortë të preferuar, por sot është kthyer në një ndër profesionet më të lakmuara me kushte shumë të mira pune, pagesa të larta, opsione të shumta punësimi, mundësi për rritje profesionale apo mundësi për të punuar i pavarur.

Rruga për tu bërë një kuzhinier i mirë është e gjatë, por hapi i parë drejt këtij udhëtimi është marrja e edukimit të përshtatshëm. Ne ofrojmë kurse për nivelin fillestar si dhe për ata që duan të thellojnë njohuritë në fushën e kuzhinës. Kurset zgjasin nga 3 deri në 9 muaj me një gamë të gjerë zgjedhje. Akademia ka hartuar kurrikulën e saj, e cila është e miratuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Të gjithë studentët të cilët përfundojnë me sukses kursin përkatës pajisen me çertifikatë.

Zgjidhni Kursin e Përshtatshëm