Konkurse

Kompeticione të kësaj natyre në rang kombëtar apo ndërkombëtar nuk janë thjeshtë një mënyrë për të kaluar kohën, përkundrazi ndihmojnë të fitojmë më shumë eksperiencë, të kuptojmë cilat janë aftësitë tona si dhe të ndërtojmë një network shumë të mirë.

“Albanian Chefs & Cooks Association” është organizatore e disa kompeticioneve konkuruese në vend, ku kuzhinier të rinj apo shefa kuzhine vendas dhe të huaj bëhen pjesë e këtyre projekteve duke prezantuar një larmi krijimesh të bukura për syrin dhe të shijshme për stomakun.

“Albanian Chefs & Cooks Association” është vazhdimishtë gjithashtu pjesëmarrëse në konkurse të niveleve ndërkombëtare duke bashkëpunuar dhe konkuruar për shpalosjen e ideve më të mira me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Shoqata u krijon mundësinë shefave të kuzhinës të anëtarësuar, të zhvillojnë karrierën e tyre profesionale duke u bërë pjesë e këtyre kompeticioneve të cilat prodhojnë njohuri, teknika apo ide të cilat mund ti implementojnë më pas në vendet ku e ushtrojnë profesionin e tyre të kuzhinierit.

 

Konkurset që kemi organizuar dhe marrë pjesë

“Campionati della Cucina Italiana”

Championship Montenegro Hospitality, Budva

Alb Cook Fest

Gastro Alb 3

Gastro Alb 2

Alb Cook Fest