Anëtarësimi

Përfitimet e anëtarëve

Kartë Anëtarësie

Çdo anëtar pajiset me një kartë anëtarësie me të cilën përfiton zbritje dhe lehtësira të tjera tek partnerët tanë.

Networking

“Albanian Chefs & Cooks Association” bashkon shefa kuzhine dhe kuzhinier, mësues shkollash apo qendrash profesionale të hoteleri-turizmit, të cilët në takimet e vazhdueshme të organizuara nga shoqata shkëmbejnë midis tyre përvojat dhe praktikat më të mira.

Mundësi për zhvillim karriere

Pjesëmarrje në seminare dhe trajnime të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit. Shefat dhe kuzhinierët gjithashtu kanë mundësi të marrin më shpejt informacionin apo kontaktin për pozicione vakante ofruar nga punëdhënës potencial

Pjesëmarrje në konkurse profesionale

Shoqata i jep mundësinë cdo anëtari të marrë pjesë në kompeticione konkuruese kombëtare dhe ndërkombëtare

Ruajtja e trashëgimisë kulinare

Qëllimi kryesor i aktiviteteve të shoqatës është promovimi i kuzhinës tradicionale dhe bashkëkohore shqiptare si dhe i produkteve vendase